Organizata “Rotary Club” në Podujevë ka filluar ndërtimin e dordolecit më të madh në Kosovë nga bora. Zyrtarët e saj kanë thënë se qëllimi ka qenë ikja nga temat politike ditore dhe po ashtu argëtimi i fëmijëve. Granit Thaçi nga “Rotary Club” thotë se dordoleci është në kuadër të aktiviteteve të tyre për të sjellë një frymë më ndryshe.
“Aktiviteti i jonë është ndërtimi i dordolecit më të madh në Kosovë, është në kuadër të aktiviteteve tona si klub këto tre muaj që kanë të bëjnë vetëm me projekte që sjellin një frymë ndryshe brenda komunitetit, që sjellin frymë edhe sado pak festive në qytetin tonë”, ka thënë kryetari i kësaj Organizate, Granit Thaçi. “Qëllimi kryesor është me ndodhë diçka, nuk ka mesazh në vetvete kjo performancë për politikën, madje mesazhi kryesor politik i kësaj performance është largimi nga temat ditore politike për qytetarët e qytetit e pse jo edhe të Kosovës, raporton Koha Ditore.
Janë mbledhur shumë fëmijë dhe kryesorja është më u kënaqë ata dhe të tjerët. Shumë më lehtë kishte me qenë një kompani me pagua, por qëllimi ka qenë që me punua edhe na si anëtarë të klubit edhe qytetarët bashkërisht”.