Kuriozitet

Qielli mbulohet nga një shi meteorësh pak para Krishtlindjeve

meteor

Foto: Associated Press

Shi meteorësh i njohur si “Ursids” do të ndodhë të dielën, pak para Krishtlindjeve, dhe do të jetë i fundit për këtë vit.

Natën e së dielës në qiell do të mund të shihen 5 deri në 10 meteorë në orë. Megjithatë, “Ursids” janë meteorë që dinë të befasojnë, shkroi AP. 

Në vitet 1945 dhe 1986 u shfaqën deri në 100 meteorë të tillë në orë.

Hëna do të jetë 59% e plotë atë natë.

Shiu i radhës i meteorëve do të jetë më 3 janar.