Kuriozitet

Qeveria japoneze krijon aplikacion për çiftëzim pas rënies rekorde të lindshmërisë

Lindjet në Japoni bien në nivel rekord, Qeveria krijon aplikacion për çiftëzim

Shkalla e lindshmërisë në Japoni, e cila ka parë një rënie të mprehtë për shumë vite, ka arritur një tjetër rekord të ulët ndërsa qeveria po rrit përpjekjet për të inkurajuar të rinjtë të martohen dhe të krijojnë familje - madje duke lansuar aplikacionin e saj të takimeve.

Vendi me 123.9 milionë njerëz ka regjistruar vetëm 727,277 lindje vitin e kaluar, sipas të dhënave të reja nga Ministria e Shëndetësisë. Shkalla e lindshmërisë – e definuar si numri total i lindjeve që një grua ka në jetën e saj – ka rënë nga 1.26 në 1.20.

Që një popullsi të mbetet stabile, shkallën e lindshmërisë duhet ta ketë 2.1.

Trendi në rënie është regjistruar në vitet e fundit, me numrin e vdekjeve që kalojnë atë të lindjeve çdo vit. Kjo shkakton pasoja për fuqinë punëtorë të Japonisë, ekonominë, sistemin e shëndetësisë, etj, raportoi CNN. 

Në vitin 2023, vendi regjistroi 1.57 milionë vdekje, mbi dyfishi i numrin të lindjeve.

Qeveria po krijon agjenci që fokusohen vetëm në këtë problem. Ka nisur iniciativa për zgjerimin e kujdesit për fëmijë, ndihma për strehim për prindërit dhe në disa qytete ka paguar çiftët të kenë fëmijë.

Në Tokio, zyrtarët po provojnë që përmes një aplikacioni takimesh të ndihmojnë vendin.

Në faqen e aplikacionit thuhet: “Ju lutem provojeni si hap i parë për martesë”.