Kuriozitet

Propozimi për martesë shndërrohet në kërkim tre-orësh për unazën e humbur

Një propozim plazhi i planifikuar në mënyrë perfekte mori një kthesë katastrofike kur nusja e goditi të fejuarin e saj përtokë nga gëzimi, duke bërë që unaza të fluturonte nga dora e dhëndrit në rërë.

Një çift nga Ohio i SHBA-së, të cilët në TikTok njihen si @tandkay021, ndanë me fansat momentet e propozimit të tyre të ngrohtë që u kthye në një kërkim tre-orësh për yllin e shfaqjes - unazën e diamantit, shkruan Daily Mail të shtunën.

Kur dhëndri u ul në gjunjë, nusja u entuziazmua aq shumë sa nuk mundi të përmbahej dhe u hodh në krahët e tij duke e bërë atë të rrëzohej përtokë.

Pas këtij momenti unaza nuk mund të gjendej.

Seria e videove që dokumentuan kërkimin e tyre për unazën e diamantit u bënë virale pasi çifti i postoi ato në TikTok.

Përveçse shfaqën momentin romantik të propozimit, çifti u shfaq në video së bashku me njerëz të tjerët duke kërkuar furishëm nëpër rërë gjatë natës.