Kuriozitet

Pronari gjen kuletën e humbur 33 vjet më parë

kuleta

Një 14-vjeçar i cili kishte dalë me shokët e tij për të peshkuar në ishullin Vancouver ka kapur diçka të pazakontë. Ai ka gjetur një kuletë të humbur 33 vjet më parë.

Nick Chowdhury ka thënë se ishte duke peshkuar në të njëjtin vend në vitin 1991 kur kuleta e tij kishte rënë mes disa shkëmbinjve aty.

“Në një ditë vere shkova për të peshkuar. Kuletën e kisha në xhep por e vendosa në një nga shkëmbinjtë aty pranë. Thash me vete, po e lë këtu sepse pastaj do të më kujtohet se ku e lash”, ka thënë ai. “Kisha gjithçka aty, certifikatën e lindjes, kartelën e sigurimit dhe shumë dokumente tjera”.

Ai shpjegon se kur ishte kthyer nuk e kishte gjetur kuletën.

Misteri u zgjidh kur këtë muaj ai mori një mesazh në Facebook i cili i tha që ia kishte gjetur kuletën e humbur.

Jamie Lee tha se ai dhe shokët e tij kishin gjurmuar mes gurëve duke kërkuar diçka që iu përkiste atyre.

“Ju thash shokëve që gjeta diçka. E hapa dhe ishte ngjitur komplet. E telefonova babanë tim dhe i tregova çfarë kisha gjetur”.

Më pas, shpjegon ai,  e kanë kontaktuar pronarin përmes Facebookut për t’ia kthyer atë.

Chowdhury e ka përshkruar si ndjenjë interesante gjetjen e kuletës.