Kuriozitet

Plazhet më të qeta në Evropë, prin Durrësi

plazhi i Durrësit

Kompania ajrore “Wizz Air” ka publikuar një listë të plazheve evropiane që kanë më pak turma. Këto destinacione janë ideale nëse doni të shijoni fundin e verës në qetësi.

Plazhi në Durrës zuri vendin e parë.

“Wizz Air” analizoi më shumë se 50 vende evropiane dhe plazhet e tyre më të njohura, sipas britanikes Metro.

Përgatitja e kësaj liste përfshinte matjen e plazhit, ndarjen e zonës me madhësinë e peshqirit dhe më pas ndarjen me numrin mesatar të vizitorëve në ditë për të përcaktuar se sa hapësirë ​​mund t'i ofrojë çdo plazh një vizitori.

Plazhi në Durrës, i cili është rreth 10.5 kilometra i gjatë, ka marrë notën 64.5, duke mposhtur vende të njohura në Francë, Portugali, Spanjë.

Lista e plotë e plazheve më të qeta evropiane:

Plazhi i Durrësit – 64.5

Plazhi në East Sussex të Britanisë – 61.1

Plazhi në Braq të Kroacisë – 54.1

Plazhi në Borsh të Shqipërisë – 43

Plazhi në Ramatuelle të Francës – 33.8

Plazhi në Algarve të Portugalisë – 24.3

Plazhi në Budva të Malit të Zi – 20