Kuriozitet

Plani për të ruajtur gjitarët në zhdukje

Manatët u renditën si të rrezikuar për vite nga qeveria federale, mirëpo në vitin 2017 numri i tyre dukej se ishte rritur mjaftueshëm- zyrtarët kanë vënë në dukje se ishin diku rreth 7,000 dhe 8,000 kafshë në Florida- që statusi i tyre u zvogëlua në listën e të kërcënuarve. Disa politikanë të Floridës, përfshirë edhe republikanin amerikan Vern Buchanan, ka bërë presion për ta rikthyer statusin e tyre në të rrezikuar, ngaqë sjell më shumë vëmendje dhe burime tek ata

Normalisht, dhënia e ushqimit për kafshët e egra konsiderohet si diçka jashtë kufijve, mirëpo situata e tmerrshme në Florida me më shumë se 1,000 manatë që vdesin nga uria për shkak të ndotjes së shkaktuar nga faktori njeri, po i bën zyrtarët ta konsiderojnë si plan të paprecedentë atë të ushqimit.

Shërbimi i Peshkut dhe i Kafshëve të egra në SHBA, si dhe zyrtarët shtetërorë të mjedisit synojnë të zbulojnë një propozim me kufizime këtë javë, për të ushqyer gjitarët e dashur detarë në një lokacion të veçantë të Floridës, për ta parë se si funksionon ky propozim. Kjo zakonisht nuk bëhet me ndonjë kafshë të egër, mirëpo situata është bërë aq serioze sa duhet të merret parasysh, ka thënë drejtori ekzekutiv i “Save the Manatee Club”, Patrick Rose.

Klubi u formua në vitin 1981 nga trubaduri i Floridës, Jimmy Buffet dhe nga ish-guvernatori dhe senatori amerikan, Bob Graham.

“I tërë ekosistemi është prekur nga kjo dhe do të vazhdojë të ndodhë për dekadën që po vjen”, ka shpjeguar Rose për një intervistë të martën. “Kjo është një masë e nevojshme parandalimi. Është problem që është krijuar nga njerfiu dhe vetë ai duhet të bëjë zgjidhje për këtë”.

Zëdhënësi i Shërbimit të Peshkut dhe i Kafshëve të egra ka treguar përmes postës elektronike që agjencia “ka miratimin të vazhdojë para me provën e të ushqyerit të kufizuar”, porse detajet nuk janë ende të finalizuara. Një njoftim zyrtar pritet të bëhet në fund të kësaj jave.

Plani në zhvillim do të përfshinte ushqyerjen e manatëve në një fabrikë në Florida Power & Light në Cape Canaveral, përgjatë Lagunës së lumit indian në bregun lindor ku manatët mblidhen në muajt e ftohtë të dimrit për shkak të shkarkimit të ujit të ngrohtë nga fabrika. Do të ishte një eksperiment që përfshin marulen, lakrën dhe zarzavate të tjera të sjella në mënyrë të kontrolluar, si për shembull nëpërmjet një rripi transportues, ka sqaruar Rose.

Njerëzit nuk do të autorizohen thjesht për të hedhur marule në një gji të Floridës diku.

“Në asnjë rrethanë nuk duam që njerëzit t’i ushqejnë manatët. Është e paligjshme dhe do të mbetet ashtu”, shpjegoi Rose.

Teksa dimri po vjen, madje edhe në Florida, po pritet edhe një vit tjetër i keq.

Kjo është shkaktuar kryesisht nga rrjedhjet e fermave, zonave urbane dhe ujërat e zeza që nxisin rritjen e algave blu-jeshile dhe disa organizma të tjerë të dëmshëm. Kjo mbyt dritën e nevojshme për barin e detit, duke e eliminuar ushqimin kryesor për manatët. Ndryshimet klimatike që e përkeqësojnë lulëzimin e algave janë po ashtu një faktor.

E nuk janë vetëm manatët. Shëndeti i njerëzve mund të preket nga lulëzimi i algave së bashku më një gamë të gjerë të krijesave ujore, prej gaforreve deri te delfinët. Përveç mbrojtjes së kafshëve, ka një humbje ekonomike edhe për kapitenët e varkave, turnetë turistikë dhe për të tjerët që mblidhen në Florida për mundësinë që t’i shohin këto krijesa.

“Shpëtimi i manatëve është pjesë e të shpëtuarit të ekosistemit në kuptimin e plotë të fjalës”. Nëse mund të përkujdesemi për këtë, manatët do të këndellen. Nëse s’mundemi, nuk do të jenë mirë as ata”. “Jemi në pozitën më të vështirë ndonjëherë”, ka përfunduar Rose.

Manatët u renditën si të rrezikuar për vite nga qeveria federale, mirëpo në vitin 2017 numri i tyre dukej se ishte rritur mjaftueshëm- zyrtarët kanë vënë në dukje se ishin diku rreth 7,000 dhe 8,000 kafshë në Florida- që statusi i tyre u zvogëlua në listën e të kërcënuarve. Disa politikanë të Floridës, përfshirë edhe republikanin amerikan Vern Buchanan, ka bërë presion për ta rikthyer statusin e tyre në të rrezikuar, ngaqë sjell më shumë vëmendje dhe burime tek ata.