Kuriozitet

“Pini birra dhe mos u martoni”, sekreti i 105-vjeçares për jetëgjatësi

Jetëgjatësia

Kathleen Hennings, një britanike e moshuar, ka dhënë sekretin për jetëgjatësinë. Ajo është 105-vjeçare dhe thotë se ndihet shumë mirë, por është shprehur se shëndetin ia ka mbajtur një lloj birre.

Birra irlandeze Guinness, sipas gruas, e ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë që të jetë e lumtur dhe e qetë, duke njoftuar se tërë jetën ka punuar si kontabiliste.

Në adoleshencën time të vonë, unë iu bashkova vëllait dhe prindërve për një Guinness në vaktet e tyre të mbrëmjes, por ajo ishte dhe është e përkryer...Unë kam birrën time çdo vakt mesdite këtu në Sandfields, ka thënë ajo për Fox News. Kur u pyet për sekretin e jetëgjatësisë, ajo përmendi edhe diçka tjetër. Pi Guinness dhe mos u marto, ka shtuar ajo.

Britanikja ka shtuar se ka shumë miq që konsumojnë së bashku birrën e njohur.