Të harruarit e telefonit në shtëpi është një problem, por ta harrosh atë në aeroport pak para se të nisë fluturimi, është një gjë krejt tjetër.
Një pasagjer i Southwest Airlines u gjend në këtë gjendje të pafat pasi harroi telefonin e tij në një zonë në aeroportin Long Beach në Los Anxhelos, raportoi CNN-i të enjten.
Në kohën kur udhëtari e vuri re mungesën e telefonit dhe e njoftoi ekuipazhin, hipja tashmë kishte përfunduar dhe avioni ishte gati të nisej.
Megjithatë, stafi në terren punoi shpejt së bashku për të siguruar që telefoni t'i kthehej në mënyrë të sigurt pronarit të tij.
Në një video të shpërndarë nga linja ajrore me bazë në Dallas më 13 nëntor, një pilot shihet duke u përkulur nga dritarja e kabinës në një përpjekje për ta marrë atë nga punëtorët e rampës në tokë.
Ndërsa një anëtar i stafit bën një përpjekje të pasuksesshme për të kërcyer dhe për t'ia dorëzuar pilotit, një punonjës i dytë i rampës hyn dhe arrin t'ia japë atë.
Videoja u postua në Ditën Botërore të Mirësisë, një festë ndërkombëtare e krijuar për të promovuar mirësinë në të gjithë botën, së bashku me një mesazh duke përdorur hashtag #World KindnessDay. Është e paqartë se kur janë realizuar pamjet.
Kjo vjen pasi udhëtarja turke, Rumeysa Gelgi, gruaja më e gjatë në botë, ndau një postim emocionues nga udhëtimi i saj me avion nga Turqia në San Francisko, i cili u bë i mundur kur Turkish Airlines hoqi disa ndenjëse në mënyrë që ajo të mund të pushonte rehat në një barelë, gjatë 13 orëve udhëtimi në shtator.