Kuriozitet

Pasagjeri del e ec në krahun e aeroplanit në Chicago

Pasagjeri del e ec në krahun e aeroplanit në Chicago

Një pasagjer në aeroplanin e linjës United Airlines u arrestua në aeroportin ndërkombëtar O'Hare të Chicagos, pasi hapi një derë dhe doli në krahun e aeroplanit ndërsa ishte duke u nisur, raportoi CNN të premten.

"Një mashkull ishte në bordin e një aeroplani që po i afrohej portës kur ai tërhoqi derën e daljes së urgjencës dhe doli në krahun e aeroplanit", tha Departamenti i Policisë.

"Subjekti më pas rrëshqiti nga krahu dhe në pistë", shtoi policia.

United Airlines tha se ekuipazhi tokësor e ndaloi individin jashtë aeroplanit. Kur aeroplani mbërriti në portë, të gjithë pasagjerët u larguan në mënyrë të sigurt.