Një merimangë e përshkruar si helmuese dhe që mund të kafshojë, është parë nga kamera e një dhome, teksa ka rënë mbi një foshnjë që po flinte në Bradley, Illinois.
Momenti rrëqethës është regjistruar në monitorin e foshnjave që nëna e një vajze e cila ishte duke fjetur në krevatin e saj, ka shpërndarë në TikTok ditë më parë.
Videoja e cila ka marrë më shumë se 3.5 milionë klikime, është komentuar nga shumë njerëz, të cilët thonë se duhet pasur kujdes nga merimangat, sidomos në ambientet ku qëndrojnë fëmijët e vegjël.
Në pamjet e publikuara, merimanga shihet teksa hedh një rrjet dhe më pas bie shpejt mbi foshnjën, për t’u shfaqur më pas sërish nëpër lentet e kamerës, raporton Daily Mail.
“Mendoj se jeta ime do të kishte qenë më e mirë nëse nuk do ta shihja këtë. Tani më duhet të djeg shtëpinë”, ka shkruar e ëma e fëmijës në krah videos së shpërndarë.
Një detaj të cilin e komentuan më së shumti në këtë postim ishte habia që u shfaq nga njerëzit se si merimanga ra mbi foshnjën kur kishte gjithë hapësirën e dhomës së gjumit të lirë.
“I ndërrova pelenën bijës sime një ditë dhe kishte një merimangë të ngordhur në jashtëqitjen e tij”, thuhej në komentin e një gruaje.
Kafshimet e merimangës së qeskës së verdhë mund të jenë të dhimbshme.