Kuriozitet

Objekti misterioz ra nga hapësira në një shtëpi në Florida

NASA

NASA ka konfirmuar se një objekt misterioz që u përplas në çatinë e një shtëpie në Florida muajin e kaluar ishte pjesë e mbetjeve hapësinore.

Sipas Agjencisë Amerikane Hapësinore, objekti cilindri që çau kulmin e një shtëpie ishte pjesë e Stacionit Ndërkombëtar të NASA-s, e është dërguar për analiza. Kjo pjesë metalike ishte afër një kilogramë e rëndë dhe katër centimetra e gjatë.

Pronari i shtëpisë, Alejandro Otero, ka thënë se ai nuk ishte në shtëpi kur ndodhi kjo, por djali i tij, që më pas rrëfeu për rastin.

“Po dridhesha. S'mund ta besoja. Cilat janë shanset që diçka të bjerë në shtëpinë time me kaq forcë të madhe për të shkaktuar dëme. Jam i lumtur që askush nuk u lëndua”, ka deklaruar ai.