Kuriozitet

Njeriu që u bë si qen i bie pishman pasi e sheh sa e vështirë është ecja si kafshë

Njeriu që u bë si qen i bie pishman pasi e sheh sa e vështirë është ecja si kafshë

Toco, njeriu që shpenzoi 14 mijë dollarë për t'u bërë qen

Një japonez që shpenzoi mijëra dollarë për t’u transformuar në qen ka thënë se ka ndryshuar mendje pasi kuptoi se ishte e vështirë të ecte si qen.

Toco shpenzoi 14,000 dollarë për një kostum qeni në vitin 2022 që të përmbushte fantazinë e jetës së tij për “t’u bërë kafshë”.

Ai priti 40 ditë derisa kostumi special u bë dhe më në fund të jetonte ëndrrën e tij. Por, tani ka zbuluar se sfida e të lëvizurit si qen e ka bërë të konsiderojë imitimin e kafshëve të tjera, shkroi DailyMail.

“Mundem realisht të bëhem si një tjetër qen, panda ose ari, apo dhelpër a mace, por ato janë shumë të vogla për njerëzit. Do doja të përmbushja ëndrrën time të bëhem një kafshë tjetër një ditë”, ka thënë ai.