Kuriozitet

Një grua në Utah lufton me ariun për të shpëtuar qentë e saj

Një grua në Utah ka rrezikuar jetën e saj, duke luftuar një ari që ishte futur në oborr, për të shpëtuar qentë e saj.

Ajo arriti ta shtynte ariun e ta largojë duke shpëtuar qentë, raporton “Daily Mail”.

Në një video të publikuar në TikTok, shihet një ari duke ecur në majë të murit të një oborri, me këlyshërit e saj, ndërsa një grup i qenve tenton të luftojë atë.

Kafsha e egër godet njëri nga qentë, ndëras në atë moment ndërhyn gruaja, të cilën postuesi i videos e ka përshkruar si kushërira Hailey, duke shpëtuar qentë.