Një grua në TikTok ka shpërndarë një video duke inkurajuar të tjerët të kuptojnë se sa të rreme mund të jenë rrjetet sociale.
Holly Cockerill ka realizuar një video në TikTok duke krahasuar fotografitë pa ndërhyrje dhe ato me filtera dhe të rregulluara përmes aplikacioneve të ndryshme.
Ajo ka publikuar fotografitë duke treguar se shumë ndryshojnë ato prej atyre realeve.
Disa nga transformimet janë shokuese, derisa në disa prej fotografive flokët e Hollyt kanë ngjyrë tjetër dhe ajo vetë ka formë të ndryshme të fytyrës.
“Prova që rrjetet sociale janë të rreme”, ka shkruar Holly.
Disa nga fotografitë që ajo ka publikuar:
{gallery}