Kuriozitet

Një eklips i plotë hënor është afër

eklips

Foto: Associated Press

Një eklips i plotë hënor do të ndodhë gjatë netëve të 13 dhe 14 marsit, e ai do të mund të shihet në atë formë të plotë sidomos në Amerikën Jugore dhe Veriore.

Hëna do të shndritë në një ngjyrë të kuqërremtë.

Eklipsi do të ndodhë ndërsa Toka kalon mes diellit dhe hënës. Kjo do t’i bllokojë rrezet e diellit që të arrijnë direkt dhe ndriçojnë hënën. Në vend të saj, drita e vetme që arrin diskun hënor do të depërtoj përmes atmosferës së Tokës – duke e kthyer hënën në një ngjyrë të kuqërremtë.

Nuk do të keni nevojë për dylbi, teleskop apo syze speciale për ta parë eklipsin, pasi do të shihet me sy të lirë, shkroi Washington Post. 

Megjithatë, Evropa do ta humbë këtë shans këtë herë. Një tjetër eklips hënor do të jetë i dukshëm për Evropën dhe Azinë natën e 7 shtatorit.