Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Një burrë në Shkup bëhet viral, kalon vijat e bardha zvarrë shkaku i akullit

Shkup

Pas reshjeve të borës dhe temperaturave shumë të ulëta në gjithë rajonin ditëve të fundit, lëvizja në këmbë është bërë problem, për shkak të rrugëve të mbuluara me akull.

Një pamje e pazakontë është regjistruar në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Televizioni Sitel ka publikuar një video ku shihet një burrë duke kaluar zvarrë vijat e bardha të këmbësorëve, nga frika se mos rrëshqet.

Sapo arriti në trotuar, ai u ngrit, hoqi borën nga rrobat dhe vazhdoi rrugën normalisht.

Videoja, natyrisht, ka nxitur shumë komente në rrjetet sociale.

VIDEO: