Një australian ka sfiduar vetën për të parë a do të mbijetonte një ditë të tërë si shtatzënë duke stimuluar trupin e një gruaje shtatzëne.
Në një seri të videove në TikTok, një youtuber Maitland Hanley dokumentoi vetën duke i kryer disa detyra të përditshme me peshën e një shtatzëne të lidhur në belin e tij.
Sipas NHS-së, mesatarisht gratë fitojnë midis 9-12.5 kilogramë peshë gjatë shtatzënisë.
Në përpjekje për të arritur këtë, Hanley përdori shtresa të shumta të ngjitësit në formë të letrës për ta ngjitur shalqirin rreth belit të tij e i cili peshonte mesatarisht 9 kilogramë, gjithashtu vendosi edhe dy pjepra të vegjël të gjoksi i tij.
Ai nisi ditën e tij në përpjekje për t’u ngritur nga shtrati, por u sfidua nga pesha e frutave.
Në videon e cila u shikua rreth 16 milionë herë, ai provon të ngrehë trupin kështu që këmbët e tij janë në tokë porse nuk mund të qëndrojë në këmbë.
Në videot e tjera, ai provon të veshë këpucë, të hyjë në makinë, të bëjë banjë dhe të shkojë në McDonalds.
Hanley ka pranuar se kishte menduar se ishte më e lehtë.