Kuriozitet

Nigeriania thyen rekordin pasi intervistoi 90 persona për 55 orë

Rekord boteror

Një grua nigeriane theu rekord botëror për maratonën më të gjatë të intervistimit pasi intervistoi 90 persona për 55 orë e 24 sekonda.

Clara Chizoba Kronborg udhëheq një “talk show” në YouTube të quajtur “Women's World Show”. Ajo theu rekordin e mëparshëm të Rob Oliver, i cili kishte një kohë prej 37 orë, 44 minuta në 2022.

Maratona e intervistës përfshinte biseda me njerëz me prejardhje të ndryshme duke folur për mënyrën se si ata arritën sukses në fushat e tyre përkatëse si politikanë, pronarë biznesi, krijues të përmbajtjes dhe më shumë.

“Kjo përpjekje rekord kishte të bënte me bashkimin e individëve të ndryshëm, ndarjen e narrativave të tyre frymëzuese dhe krijimin e lidhjeve kuptimplota në një shkallë globale”, tha Kronborg për Librin e Rekordeve botërore “Guinnes”. “Unë jam e përkushtuar për t’i fuqizuar zërat, veçanërisht ato të grave punëtore, duke përdorur historitë e tyre për të frymëzuar të tjerët që përballen me sfida të ngjashme”.

Kronborg i kreu intervistat në një jaht në Marbella, Spanjë. Asaj i lejohej një pushim prej 5 minutash çdo orë. Sfidat me të cilat përballej përfshinin zërin i cili i ngjizej nga lodhja. Ajo gjithashtu përjetoi dhimbje në qafë dhe shpinë, përgjumje dhe “ngërçe të forta menstruale”.