“Gjuetia e dronëve” e ka shqetësuar shumë një grua në Australi pasi u filmua teksa droni po e ndiqte nga lart, e ajo në pamundësi për ta identifikuar, dukej e frikësuar.
Në mediat online po qarkullojnë pamjet e një droni që ishte “lëshuar” mbi një grua kur po ecte në Sydneyi, e ajo me qëllim që t’i shmangej, kishte nisur të vraponte.
Ky fenomen njihet si “gjuetia e dronëve” ku persona të caktuar me qëllim të përfitimeve nëpërmjet shikueshmërisë në internet, filmojnë njerëz në mes të rrugës dhe ato pamje i botojnë në rrjetet sociale
“Përndjekja” është kritikuar nga shumë njerëz në Instagram që thanë se kjo nuk do të duhej të ishte e ligjshme.