Kuriozitet

NASA nis anijen kozmike drejt Jupiterit

Jeta në Jupiter

Anija kozmike që do të shohë nëse ekziston “jetë alienësh” në Jupiter është lëshuar të hënën nga Florida. NASA njoftoi se anija Europa Clipper do të udhëtojë për disa vjet për të mbërritur në "Europa", hëna misterioze që rrotullohet rreth Jupiterit.

Qëllimi i këtij misioni është të zbulojë për mënyrën e funksionimit të sistemit diellor në botën e gjallë.

Në këtë zonë të Jupiterit pretendohet se nën sipërfaqen e hënës ekziston një oqean i madh me dyfishin e sasisë së ujit në Tokë.

“Nëse zbulojmë një jetë kaq larg diellit, do të nënkuptojë që ekziston një origjinë e veçantë e jetës në Tokë”, ka deklaruar Mark Fox-Powell, një mikrobiolog planetar.

Ai ka njoftuar se nëse kjo del të jetë e vërtetë, kjo hënë është më e madhe se hëna e Tokës dhe do të shkëlqente pesë herë më shumë pasi akulli i ujit reflekton më tepër në rrezet e diellit.

Jeta në Jupiter do të ishte tepër sfiduese pasi ky planet s'ka sipërfaqe të vërtetë. Ai përbëhet tërësisht nga gazi, e trupi i njeriut do të duhej të kishte pamje tërësisht ndryshe.

Ne një lokacion me presion të lartë, njerëzit do të dukeshin më të mëdhenj fizikisht, do të kishin bisht ndihmues për lëvizje, sy më të mëdhenj dhe duar e këmbë të gjata.