Kuriozitet

Momenti kur aeroplani me motorin në zjarr rikthehet në aeroportin në Ohio nga u nis

Një video e postuar online tregon momentin e frikshëm kur një aeroplan “Boeing 737” të cilit po i digjet motori, kthehet në aeroportin e Ohios vetëm 40 minuta pasi ishte nisur nga atje.

Aeroplani i “American Airlines”, ishte nisur nga aeroporti “John Glenn Columbus International” në orët e mëngjesit, por u kthye sërish në aeroport pas 40 minutave.

Dëshmitarët kanë thënë se ishte goditur nga një zog me t’u ngritur, duke shkaktuar që motori të merrte zjarr.

Një person tha se dukej sikur motori ishte afër të dështonte. Nuk u raportua për të lënduar.