Pak ditë më parë miliarderi japonez Yusaku Maezawa hapi një konkurs online për të zgjedhur një grua “speciale” me të cilën do të shkojë në hënë.
Daily mail shkruan se deri tani numri i aplikanteve ka shkuar në 20,000, transmeton Shekulli. 44-vjeçari, është caktuar të jetë pasagjeri i parë civil që fluturon rreth hënës në raketën Starship. E planifikuar për vitin 2023, misioni do të jetë udhëtimi i parë hënor që nga viti 1972.
Maezawa ka gjeneruar një zhurmë të madhe në median sociale ndjekësit e tij e kanë cilësuar si personazhin më të famshëm të Japonisë në Twitter.
Programi i aplikimit i shkruar në një stil profili takimesh, përmban kushtet që vajzat aplikante duhet të plotësojnë si duhet të jenë beqare, mbi moshën 20-vjeç, gjithmonë pozitive dhe të kenë interes të shkojnë në hapësirë. Zonja me fat duhet të “interesohet për udhëtimet në hapësirë dhe të jetë në gjendje të marrë pjesë në përgatitjen për të”, tha Maezawa.
