Kuriozitet

Mësuesja amerikane qëndron katër orë në banjë të avionit pasi del pozitive për COVID-19

Një mësuese nga Chicago dhe e cila ishte duke fluturuar për në Islandë javën e kaluar për një pushim në Evropë, thuhet se është karantinuar në banjë të aeroplanit për katër orë me radhë, pasi e kishte kuptuar se ishte me COVID-19.

Marisa Fotieo i ka thënë“13 On Your Side” se sprova e saj filloi diku mbi Atlantik kur ajo pati një dhimbje të fytit. Ajo ka thënë se kishte bërë disa teste të shpejta derisa edhe një e kishte bërë në banjën e avionit. Brenda pak sekondash e zbuloi se ishte prekur me COVID-19.

Ajo tha se informoi një stjuardesë për këtë, mirëpo ajo i kishte thënë se nuk kishte mjaft vende bosh në avion për ta izoluar siç duhet. Fotieo i tha stacionit se ajo ishte e shqetësuar për mirëqenien e pasagjerëve të tjerë, kështu që iu ofrua "të qëndronte në banjë për pjesën tjetër të fluturimit".

“Nuk mund ta besoj se kam kaluar katër orë në atë banjë, por duhet të bësh atë që duhet të bësh”, ka thënë ajo.

Postimi i saj në TikTok lidhur me këtë u shikua më shumë se tre milionë herë.

NBC News raportoi se babai dhe vëllai i Fotieos, të cilët ishin të dy në aeroplan, rezultuan negativë pas mbërritjes dhe vazhduan për në Zvicër. Fotieo qëndroi përsëri në Reyjavik, ku është në karantinë për 10 ditë.

Ajo lavdëroi Icelandair dhe stjuardesën që e ndihmoi gjatë fluturimit. Ajo tha se është rehatuar në hotelin humanitar të Kryqit të Kuq ku ka qëndruar dhe planifikon të largohet për disa ditë.