Kuriozitet

Mbi 1 vjet burgim për jugkoreanin që vrau 76 mace

mace

Një djalë nga Koreja e Jugut është dënuar me 14 muaj burgim për vrasjen e 76 maceve në një nga rastet më të këqija të mizorisë së kafshëve në vendin aziatik në vitet e fundit.

Djali, i cili është rreth moshës 20-vjeçare, u dënua për shkelje të ligjit të mirëqenies së kafshëve, ka thënë të martën Gjykata e Qarkut Changwon në Korenë Juglindore. Gjykata nuk e publikoi emrin e të dënuarit.

Burri vrau mace nga dhjetori 2022 deri në shtator 2023 për shkak të urrejtjes që filloi të kishte për kafshën pasi disa mace i gërvishten veturën.

Ai kapi disa mace të rrugëve dhe adoptoi disa të tjera përmes internetit përpara se t’i vriste. Disa prej tyre i vrau me gërshërë, sipas gjykatës.

Gjykata vlerësoi se dënimi me burg ishte i pashmangshëm, sepse kishte kryer vazhdimisht krime “të papërshkrueshme mizore” me paramendim.