Një majmun i llojit babun në Zambia është ngatërruar me kabllot në një trafostacion në jug të vendit duke i lënë pa energji elektrike 50,000 njerëz.
Majmuni këtë avari e shkaktoi të dielën në mëngjes duke u ngjitur në trafostacion dhe duke i tërhequr telat.
Babuni i mbijetoi “goditjes masive elektrike” që do të kishte mbytur një qenie njerëzore, ka thënë një zëdhënës i kompanisë së energjisë elektrike, transmeton Koha.net.
“Madje, nëse njeriu do ta shkaktonte këtë avari, do të ndiqej penalisht”, ka thënë Henry Kapata.
Babuni është shpëtuar nga një organizatë e botës shtazore dhe tani është duke u shëruar por ka “lëndime të rënda”, i ka thënë ai BBC-së.
Trafostacioni është në qytetin turistik Livingstone, ku është e zakonshme që kafshët e egra të shëtisin andej pari pasi që gjendet afër një parku kombëtar.
Tani rryma është rikthyer për konsumatorët e prekur në Livingstone dhe në Procinën e afërt Perëndimore.
Në një incident të ngjashëm, vitin e kaluar një majmun shkaktoi shkëputje të energjisë elektrike në tërë Kenian.
