Kuriozitet

Lodra e braktisur tmerroi 25-vjeçaren në vendin ku trajtoheshin problemet mendore

Një grua mbeti e tmerruar pasi tha se ka një lodër të braktisur në një institucion të trajtimit mendor nga viti 1800.

Eksploruesja amerikane e quajtur Gabby, tha se po kërkonte në internet kur papritmas hasi në ndërtesën e frikshme, e së bashku me të dashurin të quajtur Sonny dhe me një mik, vendosën të hulumtonin

Mirror ka shkruar se ata shkuan atje dhe në bazë të disa pamjeve nga kamerat, gjetën diku në qoshe një lodër ngjyrë rozë. Krejt këtë storie e publikuan në rrjetin social TikTok, e lodra ishte e kurdisur që të qeshte.

“Ne nuk prekëm asgjë. Ka vite që ajo (lodra) qëndron këtu. Si i zgjati kjo bateri kështu?”, ka thënë Gabby, derisa gjetjet e saj u pëlqyen qindra-mijëra herë.

Vajza shkroi se kishte hulumtuar mbi rastin, e në atë ndërtesë për trajtimin e çrregullimeve psikike ishte pranuar një vajzë e vogël diku 50 vjet më parë.

“Të tre ecëm pranë saj dhe vazhduam nëpër pjesën tjetër të ndërtesës. Pasi vendosëm që ishim gati të largoheshim, kaluam përsëri nga kukulla dhe kësaj here, ajo filloi të lëvizte dhe të qeshte në mënyrë histerike”, është shprehur vajza, duke e rrëfyer krejt këtë ndodhi në TikTok.