“Ryanair”, linja ajrore më e madhe e Evropës, ka bërë thirrje që shitja e alkoolit të kufizohet nëpër aeroportet evropiane për të ndaluar pengesat e shkaktuara nga pasagjerët e dehur gjatë fluturimeve.
Ajo i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të implementojë kufizimin për dy pije për pasagjer në aeroporte.
“Gjatë shtyrjeve të fluturimeve, pasagjerët po konsumojnë sasi të madhe të alkoolit në aeroporte pa ndonjë kufizim. Ne nuk po e kuptojmë pse pasagjerët në aeroporte nuk po kufizohen për dy pije alkoolike... pasi kjo do të rezultonte në sjellje më të sigurt dhe të mirë të pasagjerëve në bord”, ka thënë një zëdhënës për “Ryanair”.
Shefi ekzekutiv i “Ryanair”, Michael O’Leary, më parë kishte bërë të njëjtën thirrje duke arsyetuar se rritja e dhunës mes pasagjerëve ndodhte për shkak të alkoolit.