Një video unike nga një qendër tregtare në Kinë ka pushtuar mediat sociale. Aty shfaqen modele të cilat ecin jashtë një dyqani veshjesh të stilistëve, si një shfaqje e drejtpërdrejtë e modës.
Në vend të kukullave tradicionale, dyqani “ITIB” angazhoi modele të vërteta për t'u futur në rol me veshje të manekineve. Qëllimi ka qenë që të tregohet se si rrinë rrobat në kohë reale gjatë lëvizjeve dhe jo vetëm në mënyrë statike.
Videoja, e cila u bë shpejt virale me miliona klikime, ka ngjallur reagime të ndryshme në internet.
Disa shikues vlerësuan kreativitetin, duke e quajtur mënyrë argëtuese për të sjellë në jetë modën. Të tjerë shprehën shqetësime, duke vënë në pikëpyetje etikën dhe praktikën e kësaj metode të shfaqjes.
Në video, modelet ecin me profesionalizëm, duke kthyer kokën teksa kalimtarët ndalojnë për të parë dhe incizuar.
“Një zinxhir kinez i shitjes me pakicë ka shkëmbyer manekinet tradicionale me gra të vërteta që ecin, duke u ndihmuar klientëve të shohin se si rrobat përshtaten dhe lëvizin te një person”, shkruhet në përshkrimin e videos së publikuar në Twitter.
Ky trend ndjek skena të ngjashme nga Dubai, ku një markë përdori një model të gjallë duke pozuar përkrah manekinëve kukulla në një qendër tregtare.
Këto tregojnë për qasjen e re të përdorimit të modeleve live për të nxitur blerjet, por reagimet kanë qenë të ndryshme. Teksa disa e shohin atë si novatore, të tjerë kanë shprehur shqetësime. Një përdorues i mediave sociale kritikoi: “Kjo është çnjerëzore. Jam i sigurt që i dhembin këmbët si e çmendur. Kur kemi kukulla të rregullta, pse na duhet kjo?”
A Chinese retail chain has swapped traditional mannequins for real women walking on treadmills, wearing their clothes.
— Science girl (@gunsnrosesgirl3) November 10, 2024
They believe this helps customers see how the garments fit and move on a person.
pic.twitter.com/pup3cdWyNa