Diplomatët dhe mediat kineze janë shprehur të zhgënjyer me agjencinë e lajmeve Reuters, e cila ka publikuar një fotografi, sipas tyre të shëmtuar, të medalistit të artë olimpik në peshëngritje, Zhihui Hou.
Hou të mërkurën fitoi të artën, duke vendosur edhe rekord olimpik, por ilustrimi i lajmit nga agjencia Reuters me një fotografi në momentin e tërheqjes së shtangës, nuk u ka pëlqyer kinezëve.
Në foto, Hou shihet teksa “i jep zor” për të ngritur shtangën.
"Prej të gjitha fotografive nga paraqitja, Reuters ka zgjedhur këtë, e cila tregon vetëm sa të shëmtuar janë", ka shkruar ambasada kineze e Shri Lanka në Twitter. “Mos e vendosni politikën dhe ideologjitë mbi sportin dhe ta quani veten një organizatë të paanshme mediatike. Turp. "Respektoni frymën e #Olimpiadës".
Në fakt, në sportin e peshëngritjes foto pa grimasa nuk mund të bëhen, pasi bëhet fjalë për ngritje të peshave të rënda dhe fytyra vetvetiu “prishet”.
Among all the photos of the game, @Reuters has chosen this one, which only shows how ugly they are.
— Chinese Embassy in Sri Lanka (@ChinaEmbSL) July 24, 2021
Don't put politics and ideologies above sports, and call yourself an unbiased media organization. Shameless.
Respect the spirit of #Olympics. https://t.co/FugQm9obGr