Sorrat dhe korbat janë shpendët me inteligjencën më të lartë në mesin e shpendëve të tjera, shkruan “Thought”.
Studiuesit janë marrë me këtë çështje, me qëllim që të vërtetohet ky pretendim i dikurshëm.
Në vijim janë renditur disa nga arsyet pse sorra njihet si shpendi më inteligjent në botë.
Sorra iu mban shumë në mend - Ajo është e gatshme t'ua mbajë mend fytyrën me vite. Kjo është vërtetuar nëpërmjet një eksperimenti, ku fillimisht një sorre i janë shfaqur fytyrat e disa personave, që më pas gjysma e tyre ka vendosur maska për të mos u njohur. Sorra, iu është afruar personave të maskuar duke iu “bërë shenjë” se nuk janë fytyra të vërteta.
Sorra flet për ju me sorrat e tjera - Nëse mendoni se dy sorra po ju shikojnë dhe po “flasin” për juve, mos u habisni. Ato kanë aftësinë komunikuese edhe për hapësirën që i rrethon dhe individët që i kanë afër.
Janë inatçore - Nëse një sorrë iu ka inat për një veprim jo të mirë, ajo do ta mbajë atë tërë jetën në mend. Ato thuhet se kanë inat të madh me disa persona dhe në ndonjë mënyrë, do të tentojnë t'iu hakmerren.
Zgjidh probleme - Sorra është e gatshme për të zgjidhë probleme që ia vështirësojnë jetesën. Kjo siç shkruan “Thought”, ishte vërtetuar kur ishte parë një sorrë që po përdorte një copë druri për ta afruar ushqimin pranë vetes, pa e lëvizur fare trupin.