Kuriozitet

Jill Bideni mori dhuratën më të shtrenjtë nga një lider i huaj më 2023

Biden

Foto: Associated Press

Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe familja e tij morën dhurata në vlera dhjetëra mijëra dollarë nga liderë të huaj gjatë vitit 2023, sipas Departamentit të Shtetit. Zonja e parë, Jill Biden, mori dhuratën më të shtrenjtë: një diamant 20,000 dollarësh nga lideri i Indisë.

Diamanti 7.5 karatë nga kryeministri indian, Narendra Modi, ishte dhurata më e kushtueshme që iu dhurua një anëtari të familjes së presidentit më 2023. Megjithatë, ajo mori dhuratë edhe një brosh në vlerë 14,063 dollarë nga ambasadori i Ukrainës në SHBA dhe një byzylyk, brosh dhe album fotografish në vlerë 4,510 dollarë dhe presidenti i Egjiptit.

Vetë presidenti mori një numër dhuratash të shtrenjta, përfshirë një nga presidenti i pezulluar i Koresë së Jugut, Suk Yeol Yoon, prej 7,100 dollarë dhe të tjera mijëra dollarëshe.

Ligjet kërkojnë që zyrtarët të deklarojnë dhuratat që marrin nga liderët e huaj dhe ato që janë më të shtrenjtat zakonisht – jo gjithmonë – transferohen në Arkivin Kombëtar ose vendosen në ekspozita zyrtare.