Kuriozitet

Java e modës në Paris mes frikës nga koronavirusi, modelet me maskë në fytyrë

Mes frikës së përhapjes së koronavirusit, një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Javën e Modës në Paris.

Modelet janë shfaqur në pasarelë me fytyrë të mbuluar, transmeton Panorama.

Veshjet ishin pjesë e koleksionit të stilistes franceze Marine Serre.

Sfilata u zhvillua mes shqetësimeve në rritje për shpërthimin koronavirusit, që shkaktoi rënie të tregjeve në gjithë botën të premten.

{gallery}

Në koleksionin e saj këtë javë, Serre tregoi një gamë veshjesh që mbulonin fytyrat e modeleve.

Por përveç modeleve që sfilonin në Javën e Modës në Paris, gjithashtu edhe disa anëtarë të audiencës mbanin maska.

Njerëzit që ishin të ftuar në sfilatë për të parë koleksionin vjeshtë/dimër të Dries Van Noten gjithashtu u panë të mbuluar në fytyrë.