Vinod Kumar Chaudhary shënoi rekord botëror duke shkruar alfabetin në tastierë për 25.6 sekonda, vetëm duke përdorur hundën.
44-vjeçari këtë rekord e kishte arritur në 2023-n për 27.8 sekonda, por e tejkaloi sivjet për dy sekonda më shpejt.
How quickly could you type the alphabet with your nose (with spaces)? India's Vinod Kumar Chaudhary did it in 26.73 seconds ⌨️👃 pic.twitter.com/IBt7vghVai
— Guinness World Records (@GWR) May 30, 2024
Rregullat për të marrë pjesë në këtë garë ishin që alfabeti me shkronja latine të shkruhej në kompjuter vetëm duke shtypur shkronjat me hundë.
Burri ka edhe rekorde të tjera të kësaj natyre, si shkrimi i alfabetit për 5 sekonda me vetëm një dorë.
“Profesioni im ka qenë daktilografimi, prandaj mendova se mund të bëja rekorde me të”, është shprehur indiani që së fundmi pranoi konfirmimin se rekordi i tij është vendosur në librin e Guinnessit.