Secili prej nesh ka ndonjë talent apo veçori që na bënë të dallojmë nga njëri-tjetri, por veçoria e një të riu “anormal” ka marrë më shumë vëmendje.
Gishti i madh i dorës së 21-vjeçarit, Jacob Pina, është i gjatë 5 centimetra por mund t’i zgjatet deri në gati 14 centimetra, shkruan “Mirror”.
Pina për herë të parë e ka zbuluar se gishti i tij i madh ishte unik kur ishte tinejxher. Dhe përveç sa duket “anormal”, mjekët kanë konfirmuar se nuk kishte lidhje me ndonjë sëmundje.
Tani, 21-vjeçari ka tërhequr vëmendje shumë në rrjetin social “TikTok” duke postuar videot rregullisht rreth jetës së tij të përditshme me gishtin e tij të madh tepër të gjatë.
Një numër i njerëzve kanë thënë se kjo nuk është e vërtetë dhe se videot e postuara janë thjesht montazh, transmeton KOHA. Duke folur për Buzzfeed, Pina ka konfirmuar se gishti i tij i madh i zgjatur është i vërtetë.
“Unë thjesht e zhvendos gishtin e madh, duke e detyruar të dalë nga zgavra e tij, për ta bërë të duket më i gjatë”, ka sqaruar 21-vjeçari. “Mjeku im thotë se është jonormale por nuk mund ta lidh zyrtarisht me ndonjë gjendje të njohur mjekësore”, shtoi ai. Po ashtu ai ka thënë se edhe gishtin e madh të dorës së majtë mund ta zgjasë por më shkurtër se atë të dorës së djathtë.
Gjithashtu, Pina thotë se kur nuk ka pritur që gishti i tij i madh të marrë kaq shumë vëmendje, duke e bërë atë me mbi një milion ndjekës në TikTok.
“Kur kam postuar videon e parë në TikTok, nuk e kisha idenë se do të marrë kaq shumë vëmendje. Njerëzit kanë bërë reagime të ndryshme, duke thënë se kjo është e gërditshme, çmenduri ose ishin kureshtarë”, tregoi Pina.
{gallery}