“Pikes Ibiza” – hoteli luksoz ikonë në ishujt Baleare – ka njoftuar se do të ndalojë telefonat çdo ditë.
Në faqen zyrtare të Facebook, menaxhmenti i hotelit ka shpërndarë një postim duke konfirmuar vendimin për ndalimin e telefonit çdo ditë pas suksesit që panë kur e ndaluan vetëm të hënave.
Aty thuhej se ky është ndryshim pozitiv.
“Të mbash telefonin në xhep dhe mendjen te muzika – dhe të dish që të gjithë rreth teje po e bëjnë të njëjtën gjë – hap një botë të tërë lirie, jo vetëm në pistën e vallëzimit por kudo përreth ‘Pikes’. Kështu ne kemi vendosur ta prezantojmë politikën për shtatë netë të javës”, thuhet në postim.
Më pas kanë sqaruar se sigurisht se telefonat do të lejohen, por se posa njerëzit të shkojnë te dera në kamerën e telefonit do t’u vendoset një stiker. Kështu nuk do të mund të përdorin kamerën e telefonit për të xhiruar.
“Ne duam që ju të vallëzoni sikur askush nuk po ju sheh”, thuhet më tej në postim.