Weisbaden, 14 dhjetor - Fjala “Heisszeit” (“Koha e nxehtë”) është konsideruar fjala gjermane e vitit nga një panel linguistësh, theksoi Shoqata për Gjuhën Gjermane (GfdS).
”Fjala nuk i referohet vetëm valës së pandërprerë të ngrohjes që vendi përjetoi këtë vit, por edhe ndryshimeve klimatike”, sipas GfdS-së, transmeton atsh shkrimin e DPA-së.
Përveç kësaj, ”Heisszeit” është një lojë fjalësh, pasi ajo rimon me “Eiszeit”, fjala gjermane për ”kohë akulloresh”, shtoi ajo.
Moti ekstrem mbizotëronte titujt e medias gjermanë për javë të tëra këtë verë.
Qeveria gjermane u detyrua të shtojë deri në 170 milionë euro në ndihmë federale për fermerët, fushata e korrjeve të të cilëve ishte prekur nga reshjet e pakta dhe temperaturat e larta.
Vitin e kaluar, fjala e vitit ishte “Jamaica-out” (“Jamaika-Aus” në gjermanisht), një referencë ndaj përpjekjes së dështuar për të krijuar një koalicion qeverisës me tri parti të ndryshme, ngjyrat e të cilave ishin të njëjta me ato të flamurit të Xhamajkës, e verdhë, jeshile, e zezë.