Nju Jork, 23 shkurt – James Bond-i që keni brenda vetes e zbuloni në “Spyscape”, muzeu i ri që i dedikohet botës së agjentëve sekrete që sapo është hapur në Nju Jork, vetëm disa godina largë “Times Square”.
“Spyscape” është një muze, është një hyrje në botën e spiunazhit, një udhëtim në zbulimin e aftësive personale.
Është një muze sepse paraqet historitë më të jashtëzakonshme të botës së spiunazhit dhe personazhet që kanë qenë protagonistë, mes të cilëve edhe Eric O’Niel, ish-agjenti i FBI-së që mundësoi kapjen e Robert Hanssen, gjithashtu agjent i FBI-së që akuzohej se ishte fillimisht agjent i BRSS-së dhe më pas Rusisë, apo të Kane Gamble, adoleshenti që arriti të lëshojë një sulm kibernetik në kompiuterat e CIA-s.
Është një hyrje e plotë në botën e agjenturës, sepse me eksperiencën interaktive “Spy Challenges” vizitorët mund të testojnë aftësitë e tyre prej 007.
Në fund udhëtimi në zbulim të personalitetet që shërben për të përcaktuar një “Spy Profile” sipas rrezikut që mund të tolerosh dhe forcës mendore.