Kuriozitet

Halloween: Blinkeni e vesh djalin e tij si Zelensky

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, e ka veshur djalin e tij 4-vjeçar si presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, për një ngjarje Halloweeni me presidentin Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë.

Bideni i dha “Zelenskyt” të vogël, i cili veshi një bluzë të gjelbër të errët, një kuti me M&M me vulën presidenciale.

Blinkeni u shoqërua nga bashkëshortja e tij dhe vajza e tyre 3 vjeçe që ishte veshur në ngjyrat e flamurit të Ukrainës, kaltër dhe verdhë.

Gjyshi i diplomatit amerikan, Moritz Blinken, u lind në kryeqytetin ukrainas dhe migroi në SHBA si 4-vjeçar. Paraardhësit e Blinkenit ishin, ashtu si Zelensky, hebrenj ukrainas.

Image