Autoriteti i aeroportit të Brazilit, Infraero, ka thënë të shtunën se ka njoftuar Policinë Federale për një sulm kibernetik në ekranet elektronike në një aeroport në Rio de Janeiro. Në vend të reklamave dhe informacioneve të fluturimit, udhëtarëve u shfaqeshin filma për të rritur, shkruan AP.
Videot në rrjetet sociale treguan udhëtarët në aeroportin Santos Dumont duke qeshur pasi panë
“Ne theksojmë se përmbajtja e shfaqur në ekranet tona mediatike është përgjegjësi e kompanive që kanë të drejta reklamimi”, ka thënë Infraero.
Infraero shtoi se partnerët e saj përdorin sistemet e tyre të publikimit, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me sistemin e informacionit të fluturimit të Infraeros.
Infraero ka thënë se ka fikur ekranet që ishin hakuar.
Imagens pornográficas aparecem em tela no aeroporto Santos Dumont; Infraero disse que o totem publicitário é de responsabilidade de uma empresa terceirizada, que já foi notificada sobre o problema https://t.co/8AzoOiCYm7 pic.twitter.com/ieQ8w1Ujba
— Jornal O Globo (@JornalOGlobo) May 27, 2022