Kuriozitet

Gruaja thyen rekordin me më së shumti qumësht gjiri të dhuruar

Gruaja thyen rekordin me më së shumti qumësht gjiri të dhuruar

Alyse Olgetree ka gjetur një mënyrë për të bërë atë që ka dashur gjithmonë: t’i shërbejë një kauze të mirë. 36-vjeçarja nga Teksasi jep sasi rekorde të qumështit të gjirit, gjë që zyrtarët e vlerësojnë se është e mjaftueshme për të ushqyer mijëra foshnja të lindura para kohe.

Ajo ka tre fëmijë të vegjël dhe thotë se dhurimi i qumështit është mënyrë e saj për të bërë mirë, ashtu si bëjnë njerëzit kur japin para.

Olgletree ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness në korrik 2023 duke u bërë personi që më së shumti ka dhuruar qumësht gjiri: 2,654.58 litra.

Asaj i kishte ardhur kjo ide pasi lindi djalin e parë më 2010 dhe një infermiere i kishte thënë se mund ta dhuronte sasinë tepricë për nënat që nuk kishin qumësht gjiri.