Kuriozitet

Gruaja lind foshnjën në aeroplan, mbi Oqeanin Atlantik

Një grua ka kryer lindjen e foshnjës së saj në aeroplan, derisa po udhëtonte nga shteti afrikan Ghana për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Procesi i lindjes është kryer në fluturimin 997 të United Airlines, i cili u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar Kotoka në Akra, kryeqyteti i Ganës, dhe u nis për në Aeroportin Ndërkombëtar të Uashingtonit Dulles, me një fluturim 11-orësh.

Aeroplani kishte qenë në ajër për rreth gjashtë orë kur gruaja filloi të lindte, bëri të ditur United Airlines për CNN Travel në një email të hënën në mbrëmje.

Për fat të mirë për nënën, një mjek, një infermiere dhe stjuardesa e United, e cila është një ish-infermiere, ishin në bordin e aeroplanit Boeing 787-8, të gatsjëm për ta ndihmuar.

“Ekuipazhi ynë ishte i mahnitshëm”, shkroi United në një deklaratë për CNN Travel.

“Ata vepruan shpejt, ndihmuan profesionistët mjekësorë në bord dhe siguruan që të gjithë të qëndronin të sigurt gjatë gjithë fluturimit. Dhe ne ishim veçanërisht të emocionuar kur pamë aeroplanin të ulet me një klient shtesë”, thuhej në deklaratë.