Një person mund t'i presë flokët e tij, paçka se rezultati mund të mos jetë gjithmonë i kënaqshëm.
Kështu i ndodhi edhe gruas Steph Dins, që nëpërmjet TikTokut, tha se dëshiron t'i presë flokët, duke u bazuar në një stil të veçantë, shkroi “Mirror” të enjten.
Ajo mori gërshërët dhe para publikut që po e ndiqte live, i preu flokët në pjesën e përparme të kokës. Kur i hoqi, e vërejti se modeli nuk i rezultoi siç kishte dashur.
“Kisha një takim sot, por tani po qaj”, u shpreh ajo, kur pa se çka kishte bërë.
Ndjekësit në TikTok i dhanë përkrahje, duke deklaruar se nuk dukej dhe aq keq dhe së shpejti “mund ta arrijë pamjen e kërkuar”.