Kuriozitet

Gruaja britanike “po i vulos” meshkujt që po i pëlqejnë [VIDEO]

Pas disa "skenarësh të dështuar", një grua 22-vjeçare, që për një vit ishte beqare, ka vendosur të ndërrojë metodën e saj të kërkimit të të dashurit.

Melany Lloyd ka porositur një vulë me të dhënat e saj të kontaktit, në mënyrë që ajo të mund ta shtypë atë në krahët e burrave gjatë mbrëmjeve. Dhe ata që duan, mund ta kontaktojnë, shkruan “LeicesterMercury”.

Vula i kushtoi 21 funte dhe aty janë përfshirë edhe llogaritë e saj në Snapchat dhe Instagram në mënyrë që burrat të mund të kontaktojnë.

Ajo thotë se e mori këtë veprim pasi ishte ngopur duke qenë beqare.

"Unë mendoj se ju jeni në formë, nëse jeni beqar, më thirr", shkruan në mesazhin që u lihet meshkujve përmes vulës.

Melany tregon se brenda një nate arriti “të vuloste” 15 burra. Me disa prej tyre tashmë ka kontakt.

"Miqtë e mi më inkurajuan të bëja këtë, ata thjesht menduan se do të ishte qesharake. Nuk e kisha idenë se llogaria ime në TikTok do të shpërthente”, tha ajo.

Sipas Melanie, strategjia e saj e re ka rezultuar sukses i jashtëzakonshëm dhe vulat e saj janë pritur mirë nga të gjithë burrat.

"Të gjithë djemtë që kam stampuar e panë atë vërtet qesharake, unë ende po flas me disa prej tyre dhe të gjithë thanë se ishte mënyra më e mirë që një vajzë t'i godiste", tha ajo.