Një gomar që u arratis nga pronarët e tij pesë vjet më parë në Kaliforni është gjetur "duke jetuar jetën e tij më të mirë" me një tufë drerësh.
Terrie dhe Dave Drewry janë të bindur se kafsha e filmuar nga një alpinist është kafsha e tyre "Diesel".
Çifti thotë se janë të lehtësuar që kafsha është e sigurt - dhe kanë vendosur ta lënë atë të endet i lirë me një familje të re.
Diesel u tremb dhe iku derisa çifti kishte dalë të ecë më 2019.
E kishin kërkuar për javë, por nuk kishin arritur ta gjenin.
Pastaj alpinisti Max Fennell e vuri re tufën në fillim të këtij muaji, duke e përshkruar gomarin si "të lumtur dhe të shëndetshëm" dhe e postoi në rrjetet sociale.
Tufa e kafshëve është disa kilometra larg nga ku Diesel u zhduk.
VIDEO:
His owner finds his donkey named Diesel, which disappeared 4 years ago, joining a deer herd; pic.twitter.com/xUxWvzn3qf