Një ekip shkencëtarësh në Argjentinë thonë se kanë zbuluar një dinozaur të ri gjigant grabitqar që kishte një kokë të madhe - por krahë të vegjël për madhësinë e tij, shkroi të premten BBC.
Shkencëtarët thanë se mbetje të mëdha skeletore të një specie të panjohur më parë u gërmuan në Patagoninë veriore.
Shkencëtarët besojnë se gjymtyrët e vogla i dhanë përparësi mbijetesës së mishngrënësve.
"Ata mund t'i kenë përdorur krahët për sjellje riprodhuese, si mbajtja e femrës gjatë çiftëzimit ose mbështetja e tyre për t'u ngritur pas një pushimi ose një rënie", tha Juan Canale, autori kryesor i studimit.
Meraxes gigas - i quajtur sipas një dragoi imagjinar nga seria e librave "Game of Thrones" - i përkiste carcharodontosaurids, ose hardhucave me dhëmbë peshkaqeni.
Zvarranikët prej katër tonësh besohet se kanë bredhur në Tokë rreth 90-100 milionë vjet më parë.
Shkencëtarët thonë se dy specie të tjera - tyrannosaurids dhe abelisaurids - gjithashtu kishin krahë të vegjël për arsye të ngjashme.