Kuriozitet

Gjermani shkon duke vozitur në testin e vozitjes për patentë shofer

Një burrë në Gjermani “ka zbuluar” mënyrën më të vështirë për të marrë një leje vozitjeje.

Policia në Bergheim, pranë Këlnit, ka bërë të ditur se 37-vjeçari ka vozitur vetë për të shkuar në testin e vozitjes, duke parkuar një Opel Zafira jashtë qendrës së testimit, përpara një ekzaminuesi i cili kishte mbetur i habitur.

Ekzaminuesi tha se 37-vjeçari u tha oficerëve të policisë që u thirrën në vendngjarje, se ai kishte vozitur vetëm sepse donte të sigurohej që të shkonte nw kohë në testin e shoferit.

Testi i tij u anulua menjëherë. Burri tani përballet me një hetim për drejtimin e automjetit pa patentë.

Policia hapi gjithashtu një hetim për pronarin e makinës.