Një gjë e pazakontë ka ndodhur në Gjermani kur një patrullë e policisë ka ndaluar një veturë në një autostradë e cila kishte targat e ish-republikës demokratike gjermane (DDR), një shteti që nuk ekziston qe gati tri dekada.
Vozitësi, për ta identifikuar veten, ia tregoi policisë një pasaportë po ashtu me stemën e ish-republikës DDR.
Ish-republika demokratike gjermane (DDR) është shuar kur është bërë ribashkimi i Gjermanisë, pas rënies së Murit të Berlinit dhe që nga ajo kohë asnjë dokument personal nga DDR nuk ka qenë në fuqi.
Gjithashtu vozitësi ia tregoi patrullës një dokument të vlefshëm, një patentë shoferi në parkingun pranë Chemnitz, Gjermani Lindore. Ai tani duhet t’ia shpjegojë gjykatës se pse ka vozitur veturën e paregjistruar dhe të pasiguruar, si dhe ka gjasa që të japë përgjegjësi për keqpërdorimin e targave të ish-republikës DDR.
Policia, po ashtu ia ka sekuestruar targat dhe pasaportën e DDR-së.