Një vazo e mbajtur në një kuzhinë në Angli mund të shitet për rreth 175.000 euro pasi u zbulua se ishte një artefakt i rrallë kinez i shekullit të 18-të, i cili u krijua për Perandorin Qianlong.
Vazo u ble nga një kirurg në vitet 1980 për disa qindra funte, sipas shtëpisë së ankandeve me bazë në Mbretërinë e Bashkuar “Dreweatts”, e cila po merret me shitjen e saj këtë muaj. Më vonë kirurgu ia kaloi djalit të tij, i cili, duke mos e kuptuar vlerën e tij, e mbajti në kuzhinë.
Duke qëndruar dy metra e gjatë, me një gamë të mrekullueshme ari dhe argjendi kundër një sfondi të gjallë blu, vazo mbart shenjën dalluese me gjashtë karaktere të periudhës Qianlong (1736-1795) në bazën e saj, bëri të ditur përmes një deklarate për shtyp “Dreweatts”, në Anglinë Jugore.
Vazoja është vlerësuar të shitet për 117,000 deri në 175,000 euro, në ankandin e Dreweatts më 18 maj.
"Zbulimet e këtij lloji janë shumë të rralla në jetën e një vlerësuesi”, ka thënë për CNN të enjten Mark Newstead, konsulent specialist për qeramikën aziatike dhe veprat e artit në Dreweatts.
Neëstead tha se ai e pa vazon për herë të parë kur ai, gruaja e tij dhe një çift tjetër u ftuan për drekë në shtëpinë e një shoku në fund të viteve 1990. Vazo ishte në një kthinë të vendosur prapa nga tavolina e kuzhinës.
"Ajo kishte dekorim të shkëlqyeshëm, dhe megjithëse në atë kohë fusha ime kryesore e ekspertizës ishte qeramika evropiane, kisha një ndjenjë të madhe se ishte shekulli i 18-të dhe diçka shumë e mirë," shtoi Newstead.
Vetëm pak vite më vonë ai e vizitoi shtëpinë përsëri, ku pa se vazo ishte zhvendosur në një vend shumë më të sigurt, në dhomën e pritjes. Më pas e pa më nga afër dhe mendoi se ishte Qianlong. Megjithatë, vazoja qëndroi aty ku ishte edhe për 20 vjet të tjera.
Dreweatts e përshkroi vazon si një "shembull të jashtëzakonshëm të porcelanit perandorak Qianlong", i cili përdorte teknika shumë të pazakonta smaltimi dhe ngjyra të mrekullueshme.
