Një grumbull monedhash që datojnë nga shekulli 11 është gjetur në zonën e një stacioni të ardhshëm të energjisë bërthamore.
Arkeologët e “Oxford Cotswold Archaeology” zbuluan 321 monedha argjendi të mbështjella në gjirin Suffolk, Mbretëri e Bashkuar, shkroi BBC.
Ekipi i arkeologëve besuan se grumbulli i monedhave mund të kishin qenë kursime të ndonjë vendasi që i kishte fshehur nga frika prej regjimit të vitit 1042.
Monedhat datojnë mes viteve 1036 dhe 1044 gjatë sundimit të mbretërve Harold I, Harthacnut dhe Edward.
Sipas arkeologëve, monedhat me shumë gjasa i takonin një personi me status të mesëm sesa dikujt me status të lartë ose me rëndësi.